Diabeti është një sëmundje metabolike që është në rritje

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 09:27
Diabeti është një sëmundje metabolike që është në rritje

Studiuesit identifikojnë dhjetëra metabolite dhe krijojnë një “nënshkrim” biologjik që parashikon rrezikun e sëmundjes, përtej faktorëve tradicionalë

Studiues nga Mass General Brigham dhe Albert Einstein College of Medicine kanë identifikuar se metabolitet, molekula të vogla në gjak që krijohen gjatë metabolizmit, lidhen me rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 në të ardhmen. Ata po ashtu kanë zbuluar faktorë gjenetikë dhe të stilit të jetesës që mund të ndikojnë në këto metabolite. Përveç kësaj, kanë zhvilluar një nënshkrim që parashikon rrezikun e ardhshëm për diabet të tipit 2, përtej faktorëve tradicionalë të rrezikut. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën Nature Medicine.

 

Gjatë analizimit të metaboliteve, u vërtetua se 235 prej tyre kanë lidhje me rrezik më të lartë ose më të ulët për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Diabeti është një sëmundje metabolike që është në rritje në mbarë botën, dhe më shumë se 90 për qind e rasteve janë diabet i tipit 2, ku trupi nuk reagon në mënyrë efikase ndaj insulinës. Në studimin e ri, studiuesit ndoqën 23.634 persona me prejardhje të ndryshme etnike, në 10 grupe prospektive, me ndjekje deri në 26 vjet. Këta persona, në fillim të studimit, nuk kishin diabet të tipit 2. Ekipi analizoi 469 metabolite në mostrat e gjakut, si dhe të dhëna gjenetike, dietike dhe të stilit të jetesës, për të parë se çfarë lidhjeje kanë me rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Nga metabolitet e analizuara, u konstatua se 235 lidhen me rrezik më të madh ose më të vogël për zhvillimin e diabetit të tipit 2, prej të cilëve 67 ishin të zbuluar për herë të parë, 


(Kosova Sot Online)