Nga bananet te çokllata e zezë, ushqime që mund t'ju sjellin dobi

  • A.P /
  • 22 April 2026 - 08:43
Nga bananet te çokllata e zezë, ushqime që mund t'ju sjellin dobi

Kortizoli është thelbësor për të na dhënë energji. I njohur edhe si “hormoni i stresit”, kortizoli është subjekt debati. Edhe pse nxit metabolizmin, ai është i lidhur edhe me stresin kronik, ankthin dhe çrregullimet e gjumit.


Disa njerëz e prodhojnë atë me tepri, duke shkaktuar reaksione negative në trup. Mbingarkesa mendore, konsumi i tepërt i kafeinës dhe një dietë e pabalancuar janë vetëm disa nga shkaqet e rritjes së prodhimit të kortizolit. Për ta zvogëluar atë, ekspertët rekomandojnë gjashtë ushqime që mund të ndihmojnë. Le t’i hedhim një sy atyre!

 

1. Kos


Përmbajtja e saj e lartë e proteinave ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe prodhimit të kortizolit. Bakteret që përmban përmirësojnë mikrobiotën e zorrëve. Ekspertët theksojnë se një mikrobiomë e ekuilibruar shoqërohet me menaxhim më të mirë të stresit dhe nivele më të ulëta të kortizolit.

2. Banane

Bananet janë fruti më i mirë kundër stresit. Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, ato relaksojnë sistemin nervor dhe stabilizojnë nivelet e energjisë. Ato janë gjithashtu të pasura me karbohidrate natyrale, duke ndihmuar në shmangien e rënies së menjëhershme të sheqerit në gjak.

3. Çokollatë e zezë

Ashtu si kosi, çokollata e zezë është e pasur me magnez, i cili ndihmon në stabilizimin e prodhimit të kortizolit.

4. Çaj jeshil

Përveçse është një antioksidant i fuqishëm, çaji jeshil është ideal për rregullimin e kortizolit. Ai përmban L-theaninë, një aminoacid që nxit relaksimin, zvogëlon stresin dhe përmirëson përqendrimin.

5. Salmon

Përmbajtja e lartë e acideve yndyrore omega-3 zvogëlon inflamacionin dhe përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit. Përveç kësaj, studimet tregojnë se vajrat e peshkut mund të kufizojnë aktivizimin e gjëndrave mbiveshkore (të cilat prodhojnë kortizol) në situata stresuese.

6. Fruta të kuqe (manaferra)

Ideale për konsum në mëngjes, manaferrat (boronicat, mjedrat) janë plot me antioksidantë. Ato ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe niveleve të kortizolit.

(Kosova Sot Online)