Mateo e Brikena flasin për herë të parë për projeketet e reja

  • A.P /
  • 21 April 2026 - 14:02
Mateo e Brikena flasin për herë të parë për projeketet e reja

Çifti i shumëkomentuar i “Big Brother VIP”, Mateo dhe Brikena kanë folur për eksperiencën e tyre në “BBV” dhe projektet e tyre. Ishte Brikena ajo që foli për projektet e reja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Mateo: Kjo është festa e Top Channel, jo festa jonë, por jemi të gëzuar që të festojmë me gjithë produksionin që na ka dhënë mundësinë për t’u bërë pjesë.

Brikena: Jam shumë mirënjohëse për rrugëtimin që kam bërë dhe mezi kam pritur që të bëhej kjo festë për t’u bashkuar. Për të lënë debatet dhe gjërat që kemi pasur, për t’u kënaqur dhe festuar.

Keni ardhur bashkë, apo jo?

Mateo: Patjetër që po.

 A u vonua Brikena duke u bërë gati?

Brikena: Jo, të them të drejtën, u vonua Mateo.

Mateo: Çfarë të bëjmë, varet çfarë punësh kemi. Kontaktet e para ishin me fansat që në studio. Pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar me familjen, kam pasur probleme me telefonin, kam parë rreth 5% të videove dhe gjërave që fliteshin në rrjet. Jam jashtëmase i lumtur për çdo fjalë të mirë dhe mbështetje të publikut, është kënaqësi më vete dhe mendoj se është fitorja ime më e madhe pas Brikenës.

Brikena: Partneri/ja e duhur duhet të jetë fansi më i madh.

Mateo: Kam pasur besim te motra ime dhe më ka bërë mëse krenar për mbështetjen, angazhimin dhe suportin.

Brikena: Projektet e reja nuk i zbulojmë, sepse ndryshe nuk realizohen, do i mbajmë sekret. Ka shumë gjëra të reja që besoj se do priten shumë mirë.

Mateo: Coming soon.

 

(Kosova Sot Online)