Mbretëresha pranverore, që djeg dhe shëron

  • 04 March 2016 - 10:54
Mbretëresha pranverore, që djeg dhe shëron

Ndoshta nuk duket aq e hijshme, por ka shumë vlerë dhe është një ndër bimët më të dobishme. Vetitë e saj shëruese, viteve të fundit po zbulohen gjithnjë e më shumë. Lulëzon nga vjeshta deri në vjeshtë dhe është shtesë e mrekullueshme për makarona, por më e mirë është në gjellë. Pa marrë parasysh se për cilën gjellë e përgatisni, nuk keni nevojë ta zieni, por se mjafton ta futni në ujë të vluar për dy minuta. Në këtë mënyrë do të ruhen përbërësit shërues ushqyes, e arsyet pse duhet ta konsumoni janë të shumta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Disa nga vetitë shëruese

Hithrat përmirësojnë punën e sistemit tretës, përtërijnë organizmin duke pastruar helmet. Është e mirë për pastrimin e gjakut dhe të veshkave, ndikon pozitivisht në punën e pankreasit dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, shëron inflamacionet në traktin urinar dhe stimulon punën e zorrëve, si dhe është e pasur me vitamina C dhe A, kalcium, kalium, hekur, fosfor dhe minerale dhe vitamina të tjera.  Çaji nga hithrat përdoret për sëmundjet e mëlçisë, çrregullimet e gjumit, ngërçet në stomak, të thatin, sëmundjet e mushkërive. Pa marrë parasysh në përbërësit shërues, hithrat nuk konsumohen të freskëta, sepse mund të shkaktojnë probleme me sistemin tretës dhe skuqje të lëkurës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Supë nga hithrat, përbërësit e nevojshëm

300 gramë hithra

5 patate të madhësisë mesatare

Disa pika vaj ulliri

Mënyra e përgatitjes

Patatet i qëroni në një të katërtën tij dhe vazhdoni t’i zieni. Pak para se të zihen, ia shtoni edhe hithrat, të cilat për dy minuta paraprakisht i keni mbajtur në ujë të vluar. Në fund mund të shtoni disa nga pikat e vajit të ullirit dhe gjithçka imtësoni dhe përzieni me blender.

Këshillë: Sipas dëshirës mund të shtoni edhe bukë të pjekur, e sipas dëshirës, vajin e ullirit mund ta zëvendësoni me ajkë. 

(Kosova Sot)