Këto janë simptomat e hershme të kancerit të anusit
Kanceri i anusit është lloj i rrallë i kancerit që shfaqet në kanalin anal. Kanceri i anusit mund të shkaktojë shenja dhe simptoma si gjakrrjedhja në rektum dhe dhimbjet anale. Simptomat e kancerit të anusit mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme sikurse ato të hemorroideve, raporton Gazeta Kosova Sot
Mu për këtë arsye këta persona rrallëherë shkojnë te mjeku. Kanceri anusit dhe rektumit zakonisht përfshijnë edhe këto simptoma: - Gjakderdhje nga anusi ose rektumi; - Dhimbje në hapësirën e anusit; - Rritje në kanalin anal; - Të kruara në hapësirën e anusit apo rektumit.
KUR TA VIZITONI MJEKUN: Shenjat dhe simptomat e kancerit të anusit dhe rektumit nuk janë specifik dhe te disa persona shpeshherë ju përshkruhen gabimisht, duke ua dhënë dozën se vuajnë nga hemorroidet. Ju duhet ta vizitoni mjekun tuaj në rast se keni disa nga këto simptoma, të cilat i ndjeni, sidomos në rast se rrezikoheni që të prekeni nga kanceri i anusit.
(Kosova Sot)
