Boronicat e kuqe -pranvera momenti i duhur i tyre
Boronicat e kuqe, të shijshme dhe të shëndetshme, kombinohen me mish dhe djathë, por edhe me pemë të tjera. Ja disa nga arsyet pse duhet t'i konsumoni,shkruan gazeta Kosova Sot.
SHËROJNË INFEKSIONET URINARE
Falë acideve që kanë efekt antibiotik, boronicat e kuqe eliminojnë bakteret që shkaktojnë infeksion urinar. Parandalojnë infeksionet, por edhe në mënyrë të suksesshme shërojnë dhe kanë efekt kundër kancerit. Këto infeksione më së shpeshti shkaktohen prej bakterit E-coli.
HEQIN KILOGRAMËT DHE FORCOJNË IMUNITETIN
Boronicat e kuqe janë të pasura me vitamina C dhe B, betakarotinë, hekur, kalium, kalcium, magnez. Janë të shëndetshme nëse i merrni si preventivë kundër gripit, por edhe si shërim nga sëmundjet. Në 100 g boronica të kuqe të freskëta ka vetëm 15 kalori. Janë të pasura me nutriente, ofrojnë ndjenjën e ngopjes, e përmbajtja me fibra përshpejton metabolizmin.
PËRMIRËSON SHIKIMIN DHE MBRON NGA DIABETI
Boronicat përmbajnë substanca që përmirësojnë shikimin. Po ashtu, ulin nivelin e sheqerit në gjak, kështu që ju sugjerohet të gjithë atyre që vuajnë nga diabeti. Janë të pasura edhe me antioksidues që pakësojnë ndikimin negativ të kolesterolit në gjak dhe mbrojnë nga radikalët e lirë.
(Kosova Sot)