Tre lojtarë i bashkohen stërvitjes së kombëtares (Foto)

  • 26 May 2016 - 12:44
Tre lojtarë i bashkohen stërvitjes së kombëtares (Foto)

Tre lojtarë të tjerë i janë bashkuar sot stërvitjes së kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Taulant Xhakën dhe Naser Alijin që luajnë te Bazeli dhe Armando Sadikun që luan te Vaduzi.

Lojtarët e kampionatit zviceran nuk kanë mundur të zhvillojnë seancën e 6-të stërvitore dhe janë akomoduar në hotel ndërkohë që kuqezinjtë e tjerë vijojnë stërvitjen.

Në orët e pasdites ekipit të De Biazit pritet t’i bashkohet dhe Ansi Agolli, që u shpall dje kampion i Kupës së Azerbajxhanit. Tekniku italian ka për momentin 24 lojtarë në stërvitje, ndërkohë që nesër pritet të largohet Memushaj që ka angazhime me Pescarën në Itali.

tre

(Kosova Sot)