Juventusi ofron këtë shumë të lartë për Greenwood
Juventusi ka shprehur interesim për futbollistin Mason Greenwood, i cili aktualisht luan për Getafen por është në posedimin e Manchester United.
Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anglez.
Forma që është duke e kaluar Greenwood me ekipin spanjoll, iu ka lënë mbresa drejtuesëve të Juventusit.
Në 28 paraqitjet e këtij edicioni me Getafen, Mason ka realizuar tetë gola e ka dhënë gjashtë asistime.
Greenëood kaloi tek spanjollët, pas një periudhe afro një vjeçare që nuk luajti futboll.
Skandali i akuzës për dhunë fizike ndaj të dashurës e dëmtoi imazhin e futbollistin, por verifikimi si i pafajshëm pas një 1 viti, bëri që Greenwood t’i rikthehej futbollit profesionist.
(Kosova Sot Online)