Lozana në bisedime me Lorik Canën
Klubi zviceran i Lozanës ka nisur të interesohet për kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Lozana po kërkon shërbimet e 32-vjeçarit në një kohë që ky i fundit bëri me dije se i ka dhënë fund eksperiencës së tij të Nanta.
Presidenti i Lozanës Alen Zhozef ka nisur bisedimet me babanë e futbollistit, Agim Canën.
“U takova me babanë e tij, për të diskutuar dy çështje të tjera. Sigurisht, më pas shfrytëzova këtë mundësi që të flisja edhe për rastin e Lorikut”, tha ai për mediat zvicerane.
Megjithatë Loriku është më i joshur nga kampionati amerikan i futbollit, që vitet e fundit është kthyer në një destinacion të pëlqyer nga shumë lojtarë të mëdhenj.
(Kosova Sot)