Xhaka, figura tragjike në suksesin historik të Polonisë

  • 26 June 2016 - 09:33
Xhaka, figura tragjike në suksesin historik të Polonisë

Portugalia e Ronaldo-s eliminon Kroacinë favorite.

"Çdokush mund ta humbë penalltinë. Xhaka do të jetë lojtari ynë kryesor në Kampionatin botëror", ka thënë Xherdan Shaqiri, duke e mbrojtur futbollistin shqiptar të Zvicrës pas dështimit nga pika e bardhë, që edhe ndikoi në eliminimin e Zvicrës

Polonia ka arritur çerekfinalen e Kampionatit Evropian "Franca 2016", pasi e ka mposhtur Zvicrën dhe atë tek pas ekzekutimit të penalltive. Pas 120 minutash lojë, ndeshja nuk ka nxjerrë fitues, pasi u mbyll me rezultat ta barabartë 1:1, por që pas ekzekutimit të penalltive Polonia ka festuar dhe atë falë gabimit të mesfushorit kosovar, Granit Xhaka, i cili gaboi nga pika e bardhë, duke gjuajtur jashtë porte. Blaszczykowski dhe Shaqiri kanë qenë autorët e golave të shënuar gjatë ndeshjes, derisa duhet përmendur që goli i Shaqirit ishte ndër më të bukurit të shënuar gjatë këtij evropiani. Ishte kjo ndeshja e parë e fazës së 1/8-ave e zhvilluar ndërmjet Zvicrës dhe Polonisë. Kanë qenë këta të fundit që kanë kaluar tutje falë fatit të madh, pasi Zvicra vetëm në 45 minutëshin e parë luajti dobët, derisa gjatë pjesës tjetër ishte më e mirë dhe deri në minutën e 120 e kërkoi golin, por fati nuk ishte në anën e tyre, madje ata gjatë kohës së rregullt njëherë qëlluan edhe shtyllën. Polonia në çerekfinale do të përballet me Portugalinë, e cila në 1/8 e mposhti Kroacinë. Sa i përket ndeshjes, ajo ka filluar mirë për polakët që kanë shpërdoruar një rast të artë me Milik, i cili ka dërguar topin sipër traversës, ndërsa porta e zviceranëve ka qenë e boshatisur. Në minutën e 29-të polakët kanë shpërdoruar një tjetër mundësi me Krychowiak, me këtë të fundit që nuk ka arritur të shfrytëzojë siç duhet kromimin e Grosicki-t, duke goditur keq topin me kokë. Momenti vendimtar i pjesës së parë ka ardhur në minutën e 39-të, kur Blaszczykoëski u ka dhënë avantazhin e merituar polakëve, pas një pasimi të saktë të marrë nga Grosicki. Në minutën e 82-të Shaqiri ka barazuar ndeshjen me një supergol, i cili mund të cilësohet si njëri nga më të mirët e historisë së evropianëve. Në kohën shtesë sfida ka qenë e ekuilibruar, por dy minuta para fundit të 30 minutave të para ka qenë Fabianski ai që ka shpëtuar Poloninë, duke ndalur një goditje me kokë të Derdiyok, i cili në minutën e 119-të pasur një tjetër rast për të shënuar për bardhekuqtë dhe për të mbyllur ndeshjen, por nuk ka arritur të godasë topin në momentin e fundit kur ka qenë një metër larg portës.

Dëshpëron Kroacia Një ndeshje maratonike është zhvilluar edhe ndërmjet Kroacisë e Portugalisë, pasi koha e rregullt nuk ka dhënë fitues. Ishte Portugalia e Cristiano Ronaldo-s ajo që ka festuar, pasi në vazhdime me një gol të Ricardo Quaresma-s në minutën e 118-të ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:0, për t'u kualifikuar në çerekfinale. Pa dyshim ky ishte një dëshpërim i madh i Kroacisë, pasi nga ajo është pritur shumë më shumë, madje në fushë futbollistët e saj zbritën si shumë të favorizuar, por ja që fusha tregoi diçka tjetër, duke bërë që Portugalia të vazhdojë tutje. Ndeshja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, duke bërë që dyja skuadrat të jenë të kujdesshme

. Kroacia ishte diçka më e mirë, por jo deri në atë masë sa të fitojë, edhe pse në minutat e fundit ndoshta nuk kishte fat, pasi disa herë i afrua golit dhe kur pritje që Kroacia të shënojë, një kundërsulm i shpejtë i portugezeve, ka bërë që Quaresma të shënojë nga afërsia pas gjuajtje së Cristiano Ronaldos dhe kjo vulosi gjithçka në këtë sfidë. Uellsi vazhdon të befasojë Autogoli i McAuley i ka dhënë mundësinë Uellsit që të vazhdojë më tutje në Kampionatin Evropian "Franca 2016", pasi ka triumfuar ndaj gjithashtu debutuesit në këtë evropian, Irlandës së Veriut, me rezultat 1:0. Pas një ndeshje, e cila shumicën e kohës ishte e barabartë, uellsianët arritën të shënojnë një gol në minutën e 75-të, ku pas një krosi të Gareth Bale, qendërmbrojtësi McAuley i Irlandës së Veriut në tentativë për të larguar topin e ka futur në portën e tij. Në minutat e mbetura Uellsi ka arritur të menaxhojë mirë lojën duke u kualifikuar kështu për në çerekfinalet e "Euro 2016" dhe tani do të presë fituesin e ndeshjes Hungari - Belgjikë për t'u ballafaquar në çerekfinale. Uellsi ishte ekipi favorit, por ishte Irlanda e Veriut ajo që tregohet e para e rrezikshme me anë të Dallas, i cili nga cepi i zonës godet fuqishëm, por topi pritet nga portieri Hennesey, por jo deri në atë masë sa të shënojë gol, gjë e cila vazhdoi deri në minutën e 75-të, kur edhe u shënua goli triumfues nga ana e uellsianëve.

(Kosova Sot)