Lewandowski nuk heq dorë nga 'Topi i Artë'

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 22:28
Lewandowski nuk heq dorë nga 'Topi i Artë'

Robert Lewandowski ka shprehur zhgënjimin e tij që nuk e fitoi “Topin e Artë” të vitit 2020.

Polaku ishte një prej sulmuesve më të mirë në botë gjatë kohës sa ishte te Bayern Munichi.

Gjatë asaj kohe ai ishte kandidati kryesor për të fituar çmimin më prestigjioz për futbollist, “Topin e Artë”.

Por, ceremonia e vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë Covid-19.

“Sigurisht që do të doja të merrja ‘Topin e Artë’ një ditë. Mendoj se do të ishte radha ime më 2020 ose 2021”, tha Lewandowski në një intervistë për “Bild”.

“Viti 2020 i jashtëzakonshëm për mua, ishte niveli im më i lartë dhe fituam gjithçka”, shtoi ai.

“Nëse do të merrja ‘Topin e Artë’ e vitit 2020 katër vjet më vonë, nuk do të ndihesha i ofenduar, do të ishte një nder i madh të pranoja çmimin”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës.

Me 55 golat e Lewandowskit në të gjitha garat në sezonin 2019/20, Bayern Munichi fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)