James: Nuk largohem nga Real-i

  • 24 July 2016 - 09:27
James: Nuk largohem nga Real-i

James Rodriguez dëshiron ta vazhdojë karrierën te Real Madrid-i. Së fundmi është folur shumë në media për një largim të mundshëm të yllit kolumbian nga "Mbretërit", por për t'i hedhur poshtë këta zëra ka menduar vetë James. 25-vjeçari nga Cucuta, i cili është në ditët e fundit të pushimeve, në një intervistë ka deklaruar se ai është i lumtur te Real-i dhe objektivi i tij është të qëndrojë për shumë vite te klubi madrilen dhe të fitojë trofe me Real-in.

Edicioni i fundit nuk ishte shumë i mirë në aspektin personal për James-in, i cili për shkak të disa lëndimeve humbi vendin e titullarit në skuadër, ndërsa më pas nuk bënte pjesë në zgjedhjet e para të trajnerit të ri, Zinedine Zidane. Gjithsesi Rodriguez mendon se i ka të gjitha mundësitë për të qenë sërish i njëjti lojtar me të cilin u dashuruan të gjithë në përfundim të Botërorit "Brazil 2014". James kërkon të nisë sa më shpejtë përgatitjet me skuadrën në mënyrë që me formën dhe paraqitjet e tij të bindë francezin Zidane ti japë një vend titullari në formacionin madrilen.

Real-i e bleu 25- vjeçarin për 80 milionë euro nga francezët e Monakos në vitin 2014. Përpara disa ditëve e ardhmja e James dukej larg Realit, por pas deklaratave të fundit të vetë futbollistit me shumë gjasa ylli i Los Cafeteros do ta vazhdojë karrierën në "Santiago Bernabeu"

(Kosova Sot)