Interi nuk do ta shesë Ikardin

  • 25 July 2016 - 13:52
Interi nuk do ta shesë Ikardin

Mediat italiane raportojnë se Interi nuk ka ndërmend ta shesë Ikardin edhe nëse Napoli ofron 60 milionë euro. Argjentinasi është kandidati kryesor për të zënë vendin e Gonzalo Higuainit, i cili do të vazhdojë karrierën te Juventusi.

Mirëpo, sipas “Gazeta Dello Sport”, drejtorët e rinj të zikaltërve e kanë njoftuar drejtorin sportiv, Piero Ausilio, se nuk duan ta shesin sulmuesin. Drejtorët e Interit duan të drejtojnë një skuadër të re, pjesë e së cilës të jetë edhe 23-vjeçari. Ndërkohë, gruaja dhe agjentja e Ikardit, Uanda po përpiqet të sigurojë një kontratë të mirë dhe është për largimin e tij nga Interi.

(Kosova Sot)