50 milionë euro për Casemiron (Foto)
Real Madrid po lufton për të mbajtur mesfushorin brazilian Casemiro
Mesfushori brazilian, Casemiro ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit edicionin e kaluar, ku arriti të fitonte edhe Ligën e Kampionëve.
Marca shkruan se, Reali është duke bërë përpjekje për të mbajtur brazilianin, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadrat angleze dhe italiane.
Thuhet se për shërbimet e Casemiros janë ofruar 50 milionë euro, ndërsa Reali është gati që t’ia përmirësojë kontratën, në mënyrë që braziliani të qëndrojë në Santiago Bernabeu.
(Kosova Sot)