Hidhet shorti i ‘Final Four’ për vajza, përcaktohen dy gjysmëfinalet

  • S.A /
  • 29 April 2024 - 11:31
Hidhet shorti i ‘Final Four’ për vajza, përcaktohen dy gjysmëfinalet

Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh short i “Final Four” për vajza, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga ky short u zbuluan dyshet e fazës gjysmëfinale, nga ku doli që Tirana do të përballet me Apoloninë, teksa Partizani me Vllazninë.

Ndeshjet e para të gjysmëfinale do të zhvillohen në datën 3 maj, ndërsa takimet e kthimit më 7 maj, teksa finalja luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve luhen në fushën e skuadrës që renditet më poshtë, në rast barazimi kualifikohet ekipi që është më sipër në renditje.

(Kosova Sot Online )