Aro Muric pjesë e formacionit të javës, pas paraqitjes fantastike kundër Man United

  • S.A /
  • 29 April 2024 - 11:22
Aro Muric pjesë e formacionit të javës, pas paraqitjes fantastike kundër Man United

Ka përfunduar xhiroja e 35-të e Premierligës ku u arritën rezultate tejet interesante, e kishte nga ato edhe befasuese, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo mund të thuhet për ndeshjen mes Manchester United e Burnley e cila u mbyll 1:1.

Meritë të madhe për këtë pikë të mysafirëve kishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, i cili bërë paraqitje tejet të mirë.

Kjo lojë e mirë e tij, ka bërë që ai të futet në formacionin e javës në Premierligë.

25-vjeçari bëri hiq më pak se nëntë pritje, duke marrë notën 8,6 që ishte edhe më e larta nga radhët e futbollistëve të Burnleyt.

Në mbrojtje janë James Tarkowski, Burn dhe Josko Gvardiol, derisa mesfusha përbëhet nga yje si Bukayo Saka, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Andy Robertson.

Në sulm janë Noni Madueke i Chelseat, Alexander Isak i Newcastle United dhe Luiz Diaz i Liverpoolit.

(Kosova Sot Online )