Celina nuk ka të ndalur, shënon kundër skuadrës së Rashicës (Video)
Bersant Celina ka shënuar një tjetër gol në kampionatin holandez
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina është duke shkëlqyer te skuadra holandeze, Twente.
Ai ka shënuar golin e radhës, në fitoren 2:1 kundër skuadrës së Milot Rashicës, Vitesse, ndeshe të cilën Rashica nuk e qoi deri në fund për shkak të një lëndimi.
Kujtojmë se ky ishte goli i tretë i Celinës në tre ndeshjet e para për Twenten këtë edicion.
(Kosova Sot)