Fansat e Arsenalit i kushtojnë këngë Granit Xhakës (Viideo)

  • 26 September 2016 - 15:07
Fansat e Arsenalit i kushtojnë këngë Granit Xhakës (Viideo)

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka shumë shpejt ka arritur të bëhet i preferuari i fansave të Arsenalit.

Këta të fundit I kanë kushtuar atij një këngë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Xhaka ka shpërndarë një video në Facebook të fansave të Arsenalit duke kënduar këngën e tij, për çka ai i ka falënderuar.

“Këngë e mrekullueshme. Fansa fantastik, faleminderit për mbështetjen. Graniti juaj”, ka shkruar Xhaka.

 “Është vetëm një Granit Xhaka, përkrah të cilit ecim dhe këndojmë në botën e ëndrrave të Xhakës”, janë vargjet e këngës, të cilën mund ta ndiqni më poshtë.

(Kosova Sot)