Fiton Liverpooli, i bashkëngjitet Arsenalit në krye (Video)
Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme kundër West Bromwich Albion me rezultat 2-1.
Golat për Liverpolin i shënuan Sadio Mane në minutën e 21 –të dhe Philippe Coutinho në minutën e 36-të.
Në minutën e 82-të McAuley ngushtoi rezultatin, mirëpo kjo ishte e gjitha çfarë mund të bënte WBA.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ngjitet në pozitën e dytë me 20 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e parë.
(Kosova Sot)