Vdes legjenda braziliane
Carlos Alberto ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare
Legjenda braziliane, Carlo Alberto ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Alberto ishte kapiten i Brazilit në triumfin në Kupën e Botës të vitit 1970, ku kishte shënuar në finale një nga golat më të bukur.
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat Flamengo dhe Santos, duke u paraqitur në më shumë se 400 ndeshje, ndërsa për Brazilin u paraqit në 53 ndeshje.
(Kosova Sot)