Lexoni edhe:
Ancelotti konfirmon të ardhmen e Arda Gulerit
Ishte një ditë e trishtë për Barcelonën kur Sergio Busquets u largua verën e kaluar pas 15 vitesh në ekipin e parë.Gjatë gjithë asaj periudhe, ai ishte i pazëvendësueshëm në mesfushë dhe mungesa e tij padyshim se është e dukshme, transmeton "Kosova Sot Online ".
Barcelona nënshkroi me Oriol Romeun, por ai nuk po del të jetë zëvendësues ideal.
Ancelotti konfirmon të ardhmen e Arda GuleritLexoni edhe:
Kësisoj, Andreas Christensen ka luajtur shpesh në mesfushë, megjithëse Barcelona besohet se është afër korrigjimit të situatës duke nënshkruar me Guido Rodriguez.
Për sa i përket mesfushorëve nga “La Masia”, më premtuesi vlerësohet të jetë Marc Bernal.
Xavi e vlerëson 16-vjeçarin, i cili ka qenë i pranishëm në stërvitjet e ekipit të parë në faza të ndryshme gjatë gjithë sezonit, dhe sipas “Mundo Deportivo” , ai konsiderohet të jetë “Busquets i së ardhmes”.
Paraqitjet e Bernalit për Barca Atletic e kanë bërë atë që të tërheq interesim nga klube në Angli, Gjermani dhe Itali, por fati i Barcelonës është se ai mendon vetëm të qëndrojë te “Blaugranët”.
Dhe, kjo besnikëri së shpejti mund të shpërblehet me një vend të rregullt në ekipin e parë.
(Kosova Sot Online )