Loriana Kuka eliminohet nga Evropaini i xhudos

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 13:41
Loriana Kuka eliminohet nga Evropaini i xhudos

Loriana Kuka është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja kosovare është ndalur në luftën e parë.

Ajo pësoi humbje ndaj Patricia Sampaio. Portugezja e fitoi meçin me uazari.

Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe ishte xhudistja e fundit e Kosovës që garoi në këtë Evropian.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë të enjten, kurse të premten garuan Akil Gjakova e Dardan Cena, të cilët nuk siguruan medalje.

(Kosova Sot Online)