Zyrtare: Abbiati – Milan, deri më 2016

  • 01 July 2015 - 15:28
Zyrtare: Abbiati – Milan, deri më 2016

Portieri Christian Abbiati ka nënshkruar kontratë të re me Milanin deri në verën e vitit 2016.

“Rossonerët” kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me portierin, pas kontratave të reja për mbrojtësin Ignazio Abate, mesfushorin Nigel De Jong dhe sulmuesin M’Baye Niang.

“Milan komunikon vazhdimin e kontratës së Christian Abbiatit deri më 30 qershor 2016”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Milanit.