Zyrtare: Gundogan në Dortmund
Mesfushori i Dortmundit, Ilkay Gundogan i ka befasuar të gjithëve, pasi ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij me skuadrën gjermane.
Gundogan ka nënshkruar kontratë të re me Dortmundin, e cila do ta mbajë atë në Signal Iduna Park deri në vitin 2017.
“Jam i lumtur që më në fund e kam qartësuar të ardhmen time dhe tani mund të vazhdoj të luaj për Dortmundin”.
“Tani jam totalisht i fokusuar për përgatitjet për sezonin tjetër”, ishin fjalët e thëna nga Gundogan pasi rinovoi kontratën me Dortmundin.