Lamtumirë Barcelonë!

  • 11 January 2017 - 15:51
Lamtumirë Barcelonë!

Aleix Vidal pritet të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Aleix Vidal, pritet të bëhet me skuadër të re gjatë këtij muaji.

Ai do të largohet nga Barcelona, në formë huazimi deri në fund të sezonit, pasi nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Sport, Vidal pritet të transferohet te Sevilla, e cila ka nevojë për një mbrojtës të djathtë.

Vidal e njeh shumë mirë mentalitetin e skuadrës së Jorge Sampaoli pasi ishte pjesë e saj në sezonin 2014/2015, para se të kalojë te Barcelona.

Vidal ka oferta edhe nga klube të ndryshme evropiane, por nuk dëshiron të largohet nga La Liga. 

(Kosova Sot)