Zyrtare: Milanit i ikën edhe ky mbrojtës
Sevilla ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Milanit, Adil Rami për një shumë të pazbuluar pasi francezi kaloi testet mjekësore sot në mëngjes.
Rami ka dëshiruar rikthimin në La Liga, pasi atje kishte një karrierë të suksesshme me Valencian. Vendimi i tij për t'u transferuar tek Milan nuk ishte i duhur. Tani ai shpreson që tek Sevilla të rigjejë veten dhe të fitojë një vend në kombëtare.