Kololli shënon dy gola, por mposhtet nga Xhaka
Benjamin Kololli ka shkëlqyer në humbjen e skuadrës së tij Lausanne kundër Baselit me rezultat 4-3.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës arriti që të shënoi dy gola për ekipin e tij. Kosovari realizoi në minutat 9-të dhe 68-të, por, ekipi i tij përkundër se e kishte avantazhin prej 1-3, në fund u mposht 4 me 3. Vlen të përmendet se në këtë takim luajti mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.
Me këtë fitore Baseli largohet 17 pikë larg pozitës së dytë, Young Boys, ndërsa Lausanne po fundoset drejt pozitës së fundit.
(Kosova Sot)