LAJMI FUNDIT: Shkarkohet Claudio Ranieri (Foto)
Skuadra e Leicester Cityt ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin italian, Claudio Ranieri.
Kampioni i sezonit të kaluar ka shkarkuar Ranierin, për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon.
Claudio u emërua si menaxher i “Foex” në korrik të 2015-tës, ku udhëhoqi klubin drejt titullit të kampionit në Premier Ligë. Megjithatë rezultatet e dobëta këtë sezon kanë bërë që italiani të largohet nga klubi.
Leicesteri gjendet në pozitën e 17 me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa mbrëmë u mposht në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Sevillas.
(Kosova Sot)