KB Peja eliminohet në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike
KB Peja është mposhtur 86:80 nga KK Kumanovo për t’u eliminuar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike
Skuadra e KB Pejës e ka humbur ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj KK Kumanovo në minutën e fundit me rezultat 86:80, për t’u eliminuar kështu nga Liga Ballkanike.
Pejanët ndeshjen e parë e kishin fituar me katër pikë epërsi, por pas humbjes me gjashtë pikë diferencë janë eliminuar.
Kjo humbje erdhi vetëm në minutën e fundit, pasi kur kishin mbetur edhe 54 sekonda rezultati ishte i barabartë 80:80.
KK Kumanovo në finale të Ligës Ballkanike do të luaj ndaj FC Beroe.
(Kosova Sot)