Messi – Ronaldo, rivaliteti në El Clasico mes përshëndetjes dhe injorimit (Video)

  • 25 April 2017 - 14:21
Messi – Ronaldo, rivaliteti në El Clasico mes përshëndetjes dhe injorimit (Video)

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës është derbi më i madh në botën e futbollit, pasi pjesë e këtyre dy ekipeve janë shumë yje, posaçërisht Cristiano Ronaldo  dhe Lionel Messi.

Këtë herë fitimtarë doli argjentinasi pasi skuadra e tij fitoi me rezultat 2-3, ku ai shënoi dy gola në këtë takim.

Çdo lëvizje e tyre në fushë ishte e ndjekur me vëmendje nga mediat.

Dyshja filluan me përshëndetjen tradicionale ekipore, por edhe një herë në fushë pak sekonda para se gjyqtari të fishkëllente për fillimin e sfidës.

Gjithsesi, në fillimin e pjesës së dytë kjo nuk ndodhi, ata ishin shumë afër njëri-tjetrit, por dyshja injorohen. 

(Kosova Sot)