Kukësi shpallet kampion i Shqipërisë, thyhen Ujqërit e Dëborës
Kukësi e fitoi kampionatin në një ndeshje me polemika, kartonë të kuq dhe penallti.
Korçarët e filluan ndeshjen praktikisht me 10 lojtarë pasi në minutën e 10 Mici u ndëshkua me të kuq nga arbitri i takimit Enea Jorgji.
Me fillimin e pjesës së dytë Emini rrëzohet në zonën korçare dhe Jorgji akordon 11-metërsh. Pero Pejic e kthen atë në gol.
Skënderbeu përpiqet të reagojë. 10 minuta më pas në një aksion Latifi pengohet në zonë nga Shameti por çuditërisht arbitri nuk akordoi 11-metërsh por ndëshkoi me karton të verdhë lojtarin korçar për stimulim.
Protestojnë ashpër futbollistët e Skënderbeut. Jorgji nxjerr të kuqin për Tefik Osmanin për protestë. Salihi i gris kartonin e kuq Jorgjit.
(Kosova Sot)