Anderlecht: Tielemans do t’i bashkohet Monacos

  • 22 May 2017 - 17:24
Anderlecht: Tielemans do t’i bashkohet Monacos
Anderlecht ka konfirmuar se objektivi i Interit, Youri Tielemans do ta përfundojë transferimin e tij të propozuar në Monaco këtë javë.
Arritjen e marrëveshjen në mes të talentit belg dhe kampionit të ri francez e ka konfirmuar vet skuadra e Anderlechtit, që ka theksuar se marrëveshja është arritur, por do të finalizohen edhe detajet e fundit gjatë kësaj jave.

“Youri do të largohet nga Anderlecht, ne do të bëjmë një njoftim këtë javë”, u ka thënë gazetarëve, drejtori sportiv Herman van Holsbeek, citonTuttomercatoweb.

“Ka ende disa detaje për të përfunduar, por gjithçka duhet bërë këtë javë”.

“Transferimi i tij në Monaco nuk është finalizuar 100 për qind, por ata janë definitivisht klubi që ka treguar dëshirën më të madhe për ta nënshkruar me atë”, përfundoi drejtori sportiv i belgëve.

(Kosova Sot)