Federata italiane dënon Hysajn
Elseid Hysaj është dënuar me një ndeshje mos lojë pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Veronas
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj ra viktimë e teknologjisë në ndeshjen e fundit të zhvilluar me Napolin, pasi as pamjet filmike nuk e shpëtuan nga përjashtimi.
Futbollisti shkodran shkaktoi penallti me një ndërhyrje të parregullt në zonën e Napolit, duke u dënuar nga arbitri, e tani vjen ndëshkimi i pritshëm.
Elseid Hysaj do të mungojë një ndeshje, pas përjashtimit ndaj Veronës në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.
Kështu, mbrojtësi kuqezi nuk do të mund të jetë në derbin kuqezi ndaj portierit Etrit Berisha, kur Napoli të përballet me Atalantan.
(Kosova Sot)