Alli kërkon pagë marramendëse nga Tottenhami

  • 14 October 2017 - 11:29
Alli kërkon pagë marramendëse nga Tottenhami

Dele Alli ka kërkuar pagë marramendëse nga drejtuesit e Tottenhami për ta vazhduar kontratën

Drejtuesit e Tottenhamit po mundohen që t’ia vazhdojnë kontratën yllit anglez, Dele Alli.

Klubi nga Premierliga po synon që ta blindoj lojtarin pasi ai po kërkohet nga klube të mëdha si: Real Madrid, Bayern Munich e Barcelona.

Por, Tottenham nuk do ta ketë të lehtë që ta bind Allin që ta vazhdojë kontratën. Sipas The Sun, lojtari po kërkon një pagë prej 160 mijë funteve në javë (180 mijë euro) ose mbi 8 milionë euro në sezon.

Alli, i cili aktualisht merr 50 mijë funte në javë, po synon të bëhet lojtari më i paguar në Tottenhamit. Më të paguarit te kjo skuadër aktualisht janë: Harry Kane dhe Hugo Lloris.

(Kosova Sot)