Kuka pas fitores së Krasniqit: Distria mbretëresha e Evropes nga Kosova
Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
E pas fitores së Krasniqit, trajneri Driton Kuka ka publikuar një fotografi përmes së cilës i uroi fitoren tashmë Kampiones së Evropës në xhudo.
Postimi i plotë:
Disi Mbretëresha e Evropes nga Kosova ime e dashur!
Kategoria 52 kg
Kampione Evropiane qofsh faqebardhë krejt jeten!
Xhudo gjithmonë dhe kurdoherë për shtetin e popullin Shqiptar me punë e sakrificë!
Dominim në Kampionatin Evropian në Zagreb
Xhudo e Kosoves institucioni më i fuqishëm i vendit tim,mos harroni asnjëherë!
(Kosova Sot Online)