Laporta i lumtur me vendimin e Xavit

  • A.P /
  • 25 April 2024 - 14:53
Laporta i lumtur me vendimin e Xavit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është shprehur mjaft i lumtur me vendimin e Xavi Hernandezit për të qëndruar në krye të ekipit katalunas.

Në një konferencë të përbashkët sot, legjenda katalunase e konfirmoi qëndrimin në klub ndonëse para disa muajsh kishte njoftuar se do të largohet nga “Camp Nou” me të përfunduar sezoni.

Ndërkohë, i lumtur me këtë vendim të “maestros” ishte edhe presidenti Laporta, i cili mezi pret ta vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin.

“Ne nuk kemi diskutuar me ndonjë trajner tjetër dhe vetëm po e prisnim Xavin që ta ndërronte mendjen.”

“Asgjë s’do të ndodhte me trajnerët tjerë para përfundimit të sezonit, prioritet i vetëm ishte Xavi.”

“Xavi e shprehu gëzimin e tij për të qëndruar tek Barça, që ta vazhdojë këtë projekt dhe të mësojmë së bashku. Ne jemi të ngazëllyer. Është një lajm i shkëlqyeshëm për Barçën.”

“Stabiliteti është çelës i projekteve të suksesshme, Xavi është një Barcelonista i vërtetë. Ne e ndajmë së bashku këtë ndjenjë: Barça është në krye të mendjes së tij.” 


(Kosova Sot Online)