Lamtumirë Milan, Silva në Premierligë

  • 17 October 2017 - 10:15
Lamtumirë Milan, Silva në Premierligë

André Silva mund të largohet nga Milani në fund të sezonit

Sulmuesi portugez, André Silva nga sezoni i ardhshëm karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, sulmuesi i Milanit ka zgjuar interesimin e Arsenalit. Ai shihet si pasardhës i Alexis Sanchezit, i cili pritet të largohet nga ekipi londinez.

Silva është transferuar gjatë verës nga Porto në Milan. Por, në fund të sezonit mund të ndahet me Rossonerët nëse vjen një ofertë e mirë nga Londra.

(Kosova Sot)