Debutimi i suksesshëm I PRISHTINËS

  • 20 October 2017 - 10:36
Debutimi i suksesshëm I PRISHTINËS

Kampionia e Kosovës, Sigal Prishtina kaloi testin e parë në grupet e FIBA Europe Cup, duke mundur si mysafir Belfius Mons me rezultat 74:72. Pikët e Lis Shoshit ishin vendimtare, derisa bardhekaltrit në xhiron e ardhshme e presin Khimik-un, që u mund si vendas nga Demir Insaat me rezultat 80:60. Në edicionin e tretë radhazi në këtë garë, ky mund të jetë rasti i Prishtinës, që të paktën të kualifikohet në xhiron e ardhshme, pasi nuk e kisht

Fitore me peshë të madhe

Njohësi i basketbollit vendor, Blerim Krasniqi ka thënë se fitorja si mysafir ka vlerë të madhe, dhe shpreson që bardhekaltrit do të vazhdojnë me suksese në këtë garë. "Çdo fitore e ka peshën e vet dhe duhet vlerësuar atë, sidomos nëse është si mysafir. Në fillim u pa se kundërshtari i Sigalit nuk është i denjë, dhe çereku i dytë përfundoi me një epërsi të lartë të Prishtinës me rezultat 29:41. U mendua se Prishtina do të ketë lehtë në këtë përballje, por ndodhi e kundërta. Vendasit u mobilizuan dhe barazuan e kaluan në epërsi. Megjithatë, prishtinasit ishin më të vëmendshëm në fund të ndeshjes dhe me shënime të Dardanit (Berishës) dhe Lisit vendosi ndeshjes. Prishtina fitoi me meritë dhe shpresojmë fitore edhe në takimet e ardhshme. Shpresoj se Prishtina do të vazhdojë me fitore në grupe, dhe të kualifikohet në xhiron e ardhshme", ka thënë Blerim Krasniqi për gazetën "Kosova Sot". Shoshi ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 14 pikë së bashku me Drilon Hajrizin, derisa Dardan Berisha shënoi 11 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime. Pas Khimik-ut, prishtinasit do të ndeshen me skuadrën Demir Insaat.

Prizrenasit e filluan më dobët

Për dallim nga Prishtina, Bashkimi pësoi në Ligën Ballkanike nga Blokotehna me rezultat 93:71. Krasniqi shton se prizrenasit do të kenë shumë vështirë këtë edicion. "Në bazë të asaj që kam parë deri më tani nga Bashkimi, do ta kenë shumë vështirë në Ligën Ballkanike. Megjithatë, shpresojmë se në takimet e ardhshme do të këndellen dhe do të kenë prezantim dhe paraqitje më të dinjitetshme në Ligën Ballkanike", ka theksuar Blerim Krasniqi për gazetën "Kosova Sot". Trajneri i Bashkimit, Pregrad Miloviq ka thënë se skuadra më e mirë fitoi. "Skuadra më e mirë fitoi. Ata luajtën më të mirë dhe e përgëzoj skuadrën vendase. Kemi luajtur mirë për 25 minuta, por kjo nuk mjaftoi. Shpresojmë se në ndeshjet e ardhshme do të kemi paraqitje më të mira", deklaroi Miloviq pas ndeshjes. Ndërkohë, Aleksandar Gurev, basketbollisti i Bashkimit shtoi se skuadra maqedonase ishte më e mirë. "Nuk kemi luajtur në mënyrë agresive. Kemi luajtur mirë për 25 minuta, megjithatë ishte e pamjaftueshme. Ata e filluan mirë dhe nuk na lejuan t'i afrohemi në rezultat. Skuadra më e përgatitur dhe më e mirë fitoi", theksoi basketbollisti i Bashkimit. Prizrenasit në ndeshjen e ardhshme do të jenë mysafirë të Tiranës

(Kosova Sot)