Perez kontakton Raiolan, planifikon transferimin shokues të Ibrahimovicit në Real

  • 06 November 2017 - 19:13
Perez kontakton Raiolan, planifikon transferimin shokues të Ibrahimovicit në Real

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thuhet se e ka kontaktuar agjentin e njohur, Mino Raiola, rreth një transferimi të mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit.

Muaji i parë i vitit 2018 mund ta sjell një nga transferimet më shokuese në botën e futbollit.

I habitur nga rrëshqitja e papritur e Realit, Florentino e ka siguruar trajnerin Zinedine Zidane, se do të nënshkruaj me një sulmues të ri në afatin e janarit.

Një qendërsulmues me përvojë nën maskën e Ibrahimovicit do t’i përshtatet Realit, veçanërisht pasi suedezi do të ishte në dispozicion për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Ibrahimovic nënshkroi një kontratë njëvjeçare me Manchester Unitedin në shtator, por nuk pritet të shohë veten teksa luan deri në kohë të Krishtlindjes.

Florentino ka kontaktuar me agjentin Raiola për mundësinë e sjelljes së Ibrahimovicit në Spanjë tek skuadra e tij mbretërore.

Sulmuesi suedez thuhet se mund të joshet me shansin real për të fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.

Mediat spanjolle theksojnë se hetimi është paraqitur, ndërsa Raiola tani po diskuton me Ibrahimovicin për një transferim të mundshëm. 

(Kosova Sot)