Kjo është treshja më e mirë në Evropë deri tani këtë sezon

  • 07 November 2017 - 15:47
Kjo është treshja më e mirë në Evropë deri tani këtë sezon

Duket e pabesueshme por treshja sulmuese shumë e vlerësuar e PSG-së, Edinson Cavani, Nyemar dhe Kylian Mbappe, nuk është treshja më efektive deri më tani këtë sezon në Evropë, madje as më efektivja në Francë.

Marca raporton se treshja e Lyonit, Nabil Fekir, Mariano Diaz dhe Memphis Depay, është më efektivja dhe suksesshmja deri më tani këtë sezon, duke performuar shumë më mirë se rivalët e Paris Saint-Germaini.

Yjet e Lyon kanë shënuar 26 gola mes vete në Ligë 1 deri më tani, dy më shumë se treshja e PSG-së (24).

E treshja e Manchester City, Sergio Aguero, Gabreil Jesus dhe Raheem Sterling, zë vendin e tretë me 22 gola, ndërsa ajo e Juventusit, Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Juan Cuadrado, është e katërta me 21 gola.

(Kosova Sot)