Suarez premton: Do të bëj rikthim spektakolar

  • 08 November 2017 - 12:48
Suarez premton: Do të bëj rikthim spektakolar

Ylli i Barcelonës është zotuar se do të rikthehet në gjendje spektakolare teksa tenton ta gjejë formën e tij më të mirë pas ndeshjeve të kombëtareve.

Suarez, 30-vjeçar, ka vuajtur nga një problem në gju gjatë këtij sezoni, ndërsa performacant e tij – që kanë prodhuar vetëm tri gola në 14 ndeshje në të gjitha garat– janë kritikuar dhe vënë në pyetje.

Sulmuesi i Barçes do të mungojë në ndeshjet e nëntorit të kombëtares së Uruguait, dhe do të ketë mundësi të rimarrë veten dhe të kthehet në formën e tij më të mirë për liderin e La Ligës.  

“Do të pushoj dhe rikuperohem mirë gjatë këtyre dy javëve. Do të rikthehem spektakolar”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)