Federer e mposht Murrayn edhe duke luajtur në fustan

  • 08 November 2017 - 13:24
Federer e mposht Murrayn edhe duke luajtur në fustan

Tenisti i famshëm zviceran, Roger Federer, ka marrë pjesë në një ndeshje bamirësie në Gllasgou, e organizuar nga skocezi Andy Murray.

Si zakonisht, Federer, i cili nga shumë cilësohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, vendosi që t’ia marrë një tifozeje fustanin tradicional skocez dhe të luajë në të një game.

Murray dhe Federer, natyrisht, s’i morën gjërat shumë seriozisht në një ndeshje bamirësie dhe argëtimi si kjo.

Në një ndeshje që zgjati 1 orë e 40 minuta, Federer fitoi 2-1 në sete; 6-3, 3-6, 10-6. 

 (Kosova Sot)