Leipzig bllokon kalimin në janar të Keitas te Liverpooli

  • 08 November 2017 - 16:38
Leipzig bllokon kalimin në janar të Keitas te Liverpooli

Liverpooli ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës dhe tashmë ka përcaktuar objektivat e veta.

Një ndër futbollistët që u përfol se do të kalojë në radhët e skuadrës angleze është edhe Naby Keitas.

Por, skuadra gjermane e RB Leipzigut nuk e ka ndërmend të lirohet prej shërbimet të mesfushorit të tyre.

Ganezi për skuadrën gjermane ka pasur 39 paraqitje, ku ka realizuar nëntë gola

Këtë e ka konfirmuar për televizionet lokale drejtori sportiv, Ralf Rangnick, i cili ka arsyetuar vendimin e marrë prej klubit që këtë sezon luan në Ligën e Kampionëve.

“Edhe nëse nuk arrijmë të kalojmë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, nuk do ta lejojmë largimin e Keitas drejt Liverpoolit. Duam të kualifikohemi sërish për Evropë dhe ai na duhet”, ka thënë për Leipziger Volkszeitung, Rangnick.

Kujtomë se më 28 gusht 2017 u njoftua është arritur një marrëveshje me Leipzigur dhe Liverpoolit, ku Keita do t’i bashkohet anglezëve më 1 korrik 2018.

Liverpool u raportua se ka paguar klauzolën e lirimit prej 52 milionë eurosh duke mos përfshirë pagën e lojtarit.

(Kosova Sot)