Xhaka: Hap i madh për Botërorin “Rusia 2018”
Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren kundër Irlandës Veriore.
Zvicra ka marrë fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të “play-off”it për Botërorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në udhëtim 0:1 Irlandën Veriore.
Golin e vetëm dhe shumë të rëndësishëm në udhëtim e shënoi mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez, në minutën e 57’të.
Granit Xhaka, që ishte titullar në këtë ndeshje, e sheh këtë fitore si shumë të rëndësishme për të siguruar biletën për Kupën e Botës.
“Fitore e mirë në udhëtim kundër një kundërshtari të vështirë dhe një hap i madh për në Botëror Rusia 2018”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
(Kosova Sot)