Real Madridi i ka gati 200 milionë euro për transferimin e Neymar

  • 11 November 2017 - 16:50
Real Madridi i ka gati 200 milionë euro për transferimin e Neymar

Gjiganti spanjoll Real Madrid është duke u përgatitur për afatin kalimtar veror 2018 si dhe është i gatshëm t’i paguajë plot 200 milionë euro për ta blerë një yll.

Nëse lista e të lënduarve në skuadrën e Zinedine Zidane nuk vazhdon të rritet, “Los Blancos” nuk planifikojnë të shpenzojnë gjatë afatit kalimtar të janarit pasi janë në dijeni të plot për shërbimet e të riut brazilian Vinicius Junior.

Pas analizave të bëra, shkruan Marca, Real Madridi ka ardhur në përfundim se nuk është e nevojshme të shpenzohen 150 milionë euro për ndonjë lojtar që nuk është i zgjedhuri.

E nëse do t’i duhet klubit të nënshkruajë me ndonjë lojtar, atëherë ai duhet të jetë më i miri.

Pasi dështoi ta blinte Kylian Mbappen nga Monaco verën që shkoi, ish-ylli i Barcelonës Neymar është lojtari i radhës në listën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm, shkruan Marca më tej.

Real Madridi ka para për të blerë yje dhe Neymar është natyrisht lojtari që drejtuesit e klubit madrilen do të donin ta shihnin në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot)