Spanja shënon fitore të thellë ndaj Kosta Rikës

  • 11 November 2017 - 23:40
Spanja shënon fitore të thellë ndaj Kosta Rikës

Spanja e ka mposhtur Kosta Rikën me rezultat të thellë 5-0 në një ndeshje miqësore.

Spanjës nuk iu desh shumë për ta treguar forcën në ndeshjen që u zhvillua në “Estadio La Rosaleda” të Malagas, pasi Alba shënoi golin e parë qysh në minutën e 6-të. 

Nuk shkoi shumë dhe sulmuesi i Chelsea, Alvara Morata shënoi për 2-0 në minutën e 21-të. Me kaq mbaroi edhe pjesa e parë.

Gjashtë minuta brenda së dytë dhe ishte koha e mesfushorit kreativ të Manchester City, David Sillva, i cili së pari e çoi në 3-0 rezultatin në minutën e 51-të e më pas në 4-0 në të 55-tin.

Goditjen e fundit Kosta Rikës ia dha legjenda e Barcelonës, duke shënuar golin e pestë për Spanjën në minutën e 73-të. 

(Kosova Sot)