Isco nga 0 në 310
Isco Alarcon këtë sezon është futbollisti më i mirë i Real Madridit
Mesfushori spanjoll, Isco po kalon momente të jashtëzakonshme këtë edicion në Real Madrid, ku është edhe lojtari kryesor i skuadrës.
Kjo mund të vërtetohet edhe nga minutat që ka luajtur në dallim prej një viti më parë në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli sezonin e kaluar në katër ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kishte luajtur 0 (zero) minuta.
Ndërsa këtë sezon, ai ka startuar në të katër ndeshjet, duke luajtur 310 minuta, shkruan e përditshmja spanjolle AS.
Në La Liga Isco kishte luajtur në 9 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ka luajtur në 12, duke shënuar edhe pesë gola.
(Kosova Sot)