E dashura e Buffon, gjithmonë në mbështetje të Juves
laria D’Amico nuk ka nevojë ta shprehë më fjalë simpatinë për Juventusin, skuadër ku luan i dashuri i saj, legjenda e bardhezinjve dhe e Kombëtares Italiane, Gigi Buffon.
Imazhi i “Sky Sport”, në emisionin e fundit sportiv që drejton u shfaq e veshur me një fustan të verdhë, pikërisht me ngjyrat me të cilat u paraqit Juventusi në “San Paolo”, në fitoren 0-1 me Napolin.
Të jetë rastësi apo një mesazh i bukuroshes së ekranit italian? Vështirë të besohet se Ilaria nuk e ka menduar këtë “keqkuptim” që mund të shkaktonte veshja e saj.