Reali me disa mungesa kundër Dortmundit, Zidani e lë në shtëpi edhe Kroosin

  • 06 December 2017 - 12:42
Reali me disa mungesa kundër Dortmundit, Zidani e lë në shtëpi edhe Kroosin

Kroos nuk është ftuar për sfidën e sotme të Realit në Champions kundër Dortmundit.

Mesfushori gjerman, Toni Kroos, nuk është ftuar për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, që Real Madridi e zhvillon në “Santiago Bernabeu” kundër Borussia Dortmundit.

Lojtari është lënë për të pushuar, pasi në vikend Los Blancos luajnë ndaj një kundërshtari të vështirë, Sevillas.

Nuk janë ftuar as Vallejo e Achraff, ndërsa Bale do të mungojë për shkak të lëndimit, kurse Dani Carvajal për shkak të kartonëve.

Marco Asensio është kthyer nga lëndimi dhe mund të jetë titullar në “Bernabeu”, pasi sipas mediave spanjolle, pavarësisht se i ka ftuar pothuajse të gjithë, Zidane mund t’i pushojë edhe disa lojtarë tjerë për sfidën e së dielës.

(Kosova Sot)