“Barcelona nuk dëshiron të përballet me Chelsean” - Sport - Kosova Sot
“Barcelona nuk dëshiron të përballet me Chelsean”

“Barcelona nuk dëshiron të përballet me Chelsean”

Courtois beson se Barcelona dëshiron të anashkalojë përballjen e mundshme me Chelsean në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Thibaut Courtois ka thënë se Chelsea nuk e ka aspak problem që ka përfunduar e dytë në Grupin C, që tani mund të përballet me ekipe më me të forta, ato të vendeve të para.

“Blutë e Londrës” mund të përballen me ekipe si Barcelona, Paris Saint-Germain apo edhe Besiktas.

Kjo nuk paraqet aspak problem për Chelsean sipas Courtois, i cili thotë se edhe Barcelona nuk i dëshiron ata në short.

“Janë disa ekipe angleze që kanë përfunduar të parët në grup, kështu që gjasat janë të luajmë kundër Barçës, PSG-së dhe Besiktasit. Por, nëse e pyesni Barcelonën nëse duan të përballen me Chelsean, përgjigjja e tyre është jo”, tha ai.

“Jemi ekip i mirë dhe do të tentojmë të japim gjithçka për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampionëve”, theksoi mes tjerash portieri i Chelseat.

(Kosova Sot)

19 orë e 48 minuta më parë
12/12/18